Categories Lajme

I dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës, arrestohet në Itali Agron Tufa

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Agron Tufa është arrestuar në Bari të Italisë.

Mësohet se Tufa, i cili është dënuar me 30 vite burg për vrasjen dhe groposjen e Kejsi Hysës në një parcelë me kanabis në fshatin Shelqet të Niklës.

Për ngjarjen është dënuar me 20 vite burg, autori i dytë, Hysni Rama, i cili u vetëdorëzua në Polici pak ditë pas krimit dhe pranoi akuzat. Në këtë mënyrë, ai përfitoi gjykim të shkurtuar, duke përfituar kësisoj edhe uljen e dënimit nga 30 vite në 20 vite burg.

Si u vra Hysa?

Kejsi Hysa është ekzekutuar në korrik të vitit 2018. Ai njihej në Krujë si fajdexhi, pasi jepte borxhe me interes. 34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes dhe ishte në kërkim, qëndronte i lirë në këtë zonë në Krujë që sipas Prokurorisë ai kryente aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”.

Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro.

Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qenë e suksesshme, pasi sipas pretendimit të Hysni Ramës, sasia e drogës i ishte vjedhur nga persona të paidentifikuar. Kur është vënë në dijeni të këtij fakti, Kejsi Hysa, ka filluar presionet shantazhet dhe kërcënimet për vrasje, nëse Rama nuk i jepte 15 mijë euro.

Ata kanë lënë një takim të fundit për t’u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave, dhe Hysni Rama i ka thënë se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra, Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur dhe më pas e ka sharë.

Ata janë përleshur me njeri-tjetrin dhe Hysa, ka nxjerrë pistoletën ja ka vënë në kokë, pasi ka ecur disa metra sipas të ndaluarit është dëgjuar një e shtënë arme dhe Kejsi ka rënë në tokë. Hysa është qëlluar nga Agron Tufa, që ishte një mik i përbashkët i Hysës dhe Ramës. Pasi kanë parë që Kejsi ka vdekur ata kanë vendosur ta groposin dhe më pas kanë shkuar dhe kanë luajtur bilardo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME