Categories Lajme

I dënuar për armëmbajtje pa leje, arrestohet 49-vjeçari në Mat

Policia e Matit ka arrestuar një 49 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 2 vite burg për “Armëmbajtje pa leje”.

Në pranga ka rënë Shkelzen Tefaj.

“Këtë shtetas, Gjykata e  Apelit Tiranë pas hetimeve dhe verifikimeve të  kryera e ka dënuar me 2  vite burg, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” njofton policia.

Tefaj ishte  arrestuar më parë nga Policia, në dhjetor, 2020, pasi shërbimet e Policisë  në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative i gjetën në banesë një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2020, ndaj tij caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pas vendimit të Apelit, e cila e dënoi me dy vite burg, ky shtetas që prej 28 marsit 2022 u largua nga banesa dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME