Kryeministri Edi Rama mbërriti mëngjesin e sotëm në Azerbajxhan në kuadër të vizitës së tij zyrtare.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore në aeroportin ndërkombëtar “Heydar Aliyev”.
Gjatë qëndrimit në Azerbajxhan, kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin Ilham Aliyev.
Në orën 16:00, ai do vizitojë memorialin e varrezave të dëshmorëve.
Në 16:30 do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe më pas me homologun e tij Ali Asadov në 18:00.
Ndërkohë të premten ai do të fluturojë drejt Stambollit ku do të takohet me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.
