Categories Lajme

I dënuar për drogë, gjykata i konfiskon vlonjatit 8 apartamente dhe 260 mijë euro në bankë

GJKKO ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Veip Ormënaj, një personi i cili rezulton i dënuar nga autoritetet belge për trafik droge.

Gjykata e Posaç,e bën me dije se janë sekuestruar 8 apertamente që ky shtetas zotëron në qytetin e Orikumit, si dhe dy llogari bankare respektivisht me 190 mijë euro dhe 68. 987 euro.

Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara kanë një sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, të cilat gjenden në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:

  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2

Shumave të parave të administruara  nga Bankat e nivelit të dytë që ndodhen ne llogaritë si më  poshtë:

  • Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.
  • Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.

Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar në Belgjikë, për veprat penale të “Trafikim i substanacave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a dhe 333/a i Kodit Penal.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Veip Ormënaj, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME