Categories Lajme

‘I dhashë zarfin me lekë, pas 14 orësh më njoftoi se burri vdiq’, Vlonjatja bën denoncimin për Çomon

Saimira Dyrmishi, një qytetare nga Vlora, dhe njëherësh e propozuar për të qenë deputete nga radhët e PD-së në qytetin bregdetar, ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, për shefen e Infektivit Najada Çomo.

Dyrmishi, e cila ka humbur bashkëshortin e saj si pasojë e Covid 19 rreth 6 javë më parë, shkruan se i ka dhënë një shumë prej 1 milionë lekësh, Çomos, në mënyrë që trajtimi i tij të ishte sa më i mirë, dhe vetëm pak orë më vonë ajo i ka komunikuar vdekjen e tij.

Dyrmishi sjell në vëmendje takimin me Çomon dhe thotë se e ka marrë zarfin me para njësoj si të ishin analizat e një pacienti, ndërsa për në zyrën e saj e kishin shoqëruar 3 infermiere.

POSTIMI I PLOTË I DYRMISHIT:

Dy fjalë për Najada Çomon. Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n. Kur njeriu ka hall sidomos hall shendeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës.

Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mesonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte: “Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan Atë vdes” …. Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjehere pse)

Kjo më detyroi te shkoj ta takoj ate mbrëmje “nën masa të rrepta sigurie” pasi më priten te porta e më shoqeruan 3 infermiere per te zyra e saj…

Shkova me atë “zarfin e famshëm me 1milion lekë) duke i premtuar se te nesermen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit,(vetem 24 orët e fundit që e zbriti) ajo që e nisi bisedën me fjalët

“Kam degjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu sepse lëvizja mund të jetë fatale” ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin me analizat e pacientit.

Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vet “që Arjani nuk ja doli dot”

Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua te mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada se po të ishte kështu do vepronim ndryshe por ama të marresh rryshfet kur e di që është gjëndje pa shpresë kjo më çuditi ashtu sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat per deputete të Partisë Socialiste por më lind natyrshëm pyetja…

E cfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve që dhimbja u ka mberthyer shpirtin!?

(E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME