Categories Sport

Inter nis arratinë

Sanchez mposht Parmën, titulli më pranë zikaltërve Pa shkëlqim dhe duke luajtur ndoshta ndeshjen më të keqe të këtij sezoni! Inter nuk shpërdoron dhuratën e Udineses dhe nis arratinë drejt titullit të Seria A italiane. Zikaltërit morën maksimumin në Tardini për ta dërguar në plus 6 pikë distancën me ndjekësit e Milanit dhe +10 nga Juventusi që ka dhe një takim për të rikuperuar.

Alexis Sanchez ishte autor i të dy golave në fitoren që Inter mori 2-1 përballë Parmës, në takimin mbyllës së javës së 25-të të Seria A. Kiliani humbi nga vëmendja e mbrojtjes vendase për të shënuar golin e avantazhit për zikaltërit.

Sërish dyshja Sanchez-Lukaku ishte protagoniste tek goli i dytë, me futbollistin amerikano-latin që e kishte një lojë fëmijësh golin për 2-0. Goli i Hernanit shkaktoi alarm te Inter, por pa rrezikuar suksesin zikaltër.

“Nuk ishte një lojë e shëmtuar. Kishim mundësitë tona për të shënuar edhe gola të tjerë. Jemi në pozita të mira në kampionat, por nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarët. Hapat nga sezoni i shkuar kanë qënë galopant. Kjo më gëzon më shumë“, tha trajneri i Interit. Një mini-arratisje kjo për Interin, pasi kur kanë mbetur edhe 39 pikë në lojë, zikaltërit e Conte shohin nga lart rivalët. Ndeshja e së hënës ndaj Atalantës do të jetë mëse vendimtare për rrugëtimin drejt titullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME