Categories Lajme

I dorëzuan çelësat e shtëpisë dhe gjelin e detit familjes së prekur nga tërmeti, Rama batuta me vogëlushin: Ju mbyti Partizani (VIDEO)

TIRANE-Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj ishte sot në Petrelë ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re familjes Belegu, pasi banesa që kishin më parë u shkatërrua nga tërmeti i 21 shtatorit. Tashmë familja Belegu këtë Krishtlindje dhe Vit të Ri, do ta gëzojë me shtëpi të re.

Uroj të jetojnë edhe shumë e shumë vjet, me shëndet e mbarësi. Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë atyre dhe çdokujt në nevojë, megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona” shkruan Rama. Gjatë bisedës në shtëpinë e re nuk munguan batutat e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë me djalin e vogël të familjes, Martinin.

Biseda e kryeministrit Edi Rama
Edi Rama: A më njeh?
Martini: Të njoh, ti je xhaxhi Rama, të kam parë në TV
Edi Rama: Më mirë kështu apo në TV?
Martini: Kështu më mirë
Edi Rama: Me kë je në futboll?
Erion Veliaj: Martini më kë je në futboll?
Martini: Me Tiranën…
Erion Veliaj: Përgjigje e mirë
Edi Rama: Mirë, po s’ka bo gjë lali Eri, dobët është
Erion Veliaj: Lali Eri është minorancë te ekipi i Tiranës, e hedh tjetër kush vallen
Edi Rama: Dobët është, ju mbyti Partizani
Erion Veliaj: I thuaj xhaxhi Edit kush e fitoi ndeshjen e fundit
Edi Rama: Atë e fituat më thanë, por unë nuk i ndjek, e rrahët Partizanin
Martini: Shqipëria nuk di me luajt nuk ka fituar asnjë ndeshje
Edi Rama: E ke gabim
Martini: Nuk ka fituar asnjë ndeshje
Erion Veliaj: Mos na fëlliq fshatin
Edi Rama: Ky ka ambicie, thotë Kina është katund
Erion Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, ia kemi sjellë Martinit d.ba./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME