Categories Sport

Messi apo Ronaldo/ Superkompjuteri i jep fund njëherë e përgjithmonë debatit

Debati më i madh në historinë e fundit, i cili duket se nuk do të marrë ndonjëherë fund është se cili mes Ronaldos dhe Messit është më i miri? Në fakt, duke parë rezultatet dhe statistikat e të dy lojtarëve, është shumë e vështirë ta përcaktos kush është më i miri prej tyre. Një grup i shkenctarëve kompjuterikë nga Belgjika pretendojnë se e kanë gjetur formulën e duhur për të përcaktuar më të mirin mes Ronaldos dhe Messit.

Profesorët e Universitetit KY Leuven kanë bashkëpunuar me disa ekspertë holandezë të të dhënave për t’i dhënë fund debatit historik. Kjo formulë merr në konsideratë të gjitha aspektet e lojës së futbollit, po ashtu edhe kontributin e tyre në fushë, në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese.

“Vlera e një futbollisti varet nga golat dhe asistet, por modeli ynë llogarit të gjitha aspektet: gjuajtje, pasim, driblim, ndërhyrje, gola, asiste dhe më pas llogarit vlerën e gjithësecilit”, tha Jesse Davis, një profesor i Universitetit. Pas gjithë llogaritjeve, Messi pati një VAEP (formula llogaritëse që i merr parasysh të gjitha aspektet e lojës) prej 1.21, krahasuar me vetëm 0.61 të Ronaldos.

“Në sezonin e parë, vlerësimet për Messin dhe Ronaldon janë shumë të përafërta me njëri-tjetrin, ndërsa nga sezoni 2015/16 e tutje, Messi ka bërë hapa para rivalit të tij”, tha një prej analistëve që ndihmoi në këtë studim. /CNA.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME