Categories Lajme

I dyti brenda ditës, gjendet një tjetër trup i pajetë në Divjakë

Një trup është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në brigjet e plazhit të Divjakës, pranë vendit të quajtur Kanali i Vaut. Kanë qenë pushuesit të cilet kanë pikasur trupin dhe kanë lajmëruar policinë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila e ka transportuar drejt morgut të Spitalit të Lushnjes.

Personi i pajetë është rreth të 60-ave dhe nuk është identifikuar ende.

Ky është trupi i dytë i pajetë që është gjetur gjatë ditës së sotme në qarkun e Fierit, pasi më herët në rrjedhjen e lumit Seman, dy peshkatarë gjetën trupin e dekompozuar i një të riu, i cili po ashtu ka mbetur i paidentifikuar. Trupi i të riut kishte kohë që qëndronte në ujë i dekompozuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME