Categories Lajme

Ronaldo peng i “djallit”, ndryshon situata, United “ngrin” edhe De Jong

Me Erik ten Hag në stol, Man.United kërkon të ndryshojë faqe, por disa çështje mbeten ende të hapura, si në rastin e C.Ronaldo-s.

Një ditë më parë mediat angleze flisnin me siguri se CR7 do të largohet nga “Old Traford”, kjo pasi mes tij dhe trajnerit ka një krisje totale, por një dëmtim i Matrial ka bërë që drejtuesit e klubit të ndryshojnë mendim duke bërë llogaritë edhe një herë me Ronaldon në skuadër.

Pavarësisht dëshirës së lojtarit për tu larguar, drejtuesit e “djallit” janë shprehur kundër këtij vendimi që vetëm një ditë më parë dukej i kryer.

Në të njëjtën kohë, Man.United me sa duket po heq dorë edhe nga ideja për të transferuar Frenkie de Jong, i kërkuar me insistim nga Ten Hag.

United nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri financiare për mesfushorin holandez duke i hapur rrugë në këtë mënyrë Chelsea, skuadër që gjithashtu ka shprehur interesim për futbollistin e Barcelonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME