Categories Lajme

I fiksuar pas derrave të egër e sorkadheve, policia sekuestron armë e snajper tek Gërmizi

Gjatë operacionit të zhvilluar mes datave 16 dhe 17 nëntor 2023 në disa qytete të vendit, ku në pranga përfunduan Bujar Gërmizi, Erzen Breçani, polici Dedan Gjoni dhe në kërkim u shpallën Ervin Mata e persona tjerë, uniformat blu njoftuan se kishin sekuestruar vlera të konsiderueshme monetare dhe një sasi armatimi.

Burime pranë SPAK, thanë për “Ora News” se një pjesë të armëve janë sekuestruar në bazat e veprimit të Bujar Germizit në Kukës. Pistoleta, armë automatike dhe snajper mësohet ti jenë sekuestruar Bujar Germizit.

Gjatë momentit të arrestimit Germizi ka pretenduar se armët i mban për gjah. Gërmizi është i fiksuar për vrasjen e derrave të egër dhe sorkadheve në mal, shkruan gazetari i ora news, Elton Qyno.

Për shkak të lidhjeve të tij dhe me policinë private “ORKA” ai kishte siguruar disa armatime të fuqishme dhe preçizion të lartë, duke realizuar vrasjen e derrave dhe sorkadheve nga një distancë e largët.

Në këtë foto të siguruar nga “Ora News” Bujar Ajeti alias Germizi shfaqet me në një teren malor me uniformë ushtarake me automjetin e tij “Mercedez Benz” me targa AA 860 IB.

Të gjitha armët tashmë do i nënshtrohen ekspertimit balistik pas dyshimeve se mund të jenë përdorur në ngjarjet kriminale apo të jenë trafikuar nga Kosove dhe Maqedonia e Veriut.

Bujar Ajeti alias Germizi, ka precedentë të mëparshëm të trafikut të armëve, pasi në vitin 2008 u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e një grupimi që futi nga Kosova në Shqipëri, 100 pistoleta “Mini Blow”.

Por për këtë ngjarje trafikimi të armëve dhe mënyrës se si i shpëtoi dënimit Ajeti nga Gjykata e Krimeve të Rënda, do flasim në ditët në vijim./ora

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME