Categories Lajme

I ftohti polar në Shqipëri/ 9 këshilla para se të merrni makinën

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta janë një problem më vete edhe për shoferët e makinave. Më poshtë jepen disa këshilla se si të kujdeseni për makinat tuaja në këto ditë të acarta që kanë përfshirë vendin tonë. Kontrolloni nivelin e vajit në motor, mos u bazoni vetëm te drita në kroskot Kontrollimi i nivelit të vajit është i rëndësishëm për makinat për të mos u dëmtuar motori. Sipas të dhënave, 1/3 makinë kanë nivele të rrezikshme të vajit. Duhet patur parasysh se një sasi më e madhe vaji është po aq e dëmshme sa edhe mungesa e tij. Pastroni fenerët e makinës Është e rëndësishme që fenerët të mbahen pastër me qëllim që të keni një pamje më të qartë në momentin që dilni në rrugë. Sipas velrësimeve, fenerët humbasin 40% të shkëlqimit të tyre nëse bëjnë më shumë se 30 km rrugë në shi dhe dëborë.

Provoni baterinë Sipas specialistëve, një bateri e dobët është shkaku kryesor i dëmtimit të një numri të madh pjesësh në pjesën e përparme të makinës. Rreziku që bateria t’ju lerë është shumë më i lartë në rastet kur moti është i ftohtë. Kushtojini vëmendje dritave në kroskot Një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar dritave në kroskot, pasi shërbejnë për të na paralajmëruar për një sërë problemesh të mundshme që mund të ketë makina.

Kontrolloni gomat Gomat e konsumuara janë të rrezikshme në çdo kohë, por veçanërisht gjatë frenimit me mot të lagësht ose me akull. Gomat kanë nevojë për një thellësi minimale prej 1.6 mm, por ekspertët rekomandojnë që t’i ndërroni gomat deri në thellësinë 3 mm me qëllim ruajtjen e distancës së sigurt të frenimit. Kontrolloni fshirëset e xhamit Duhet patur kujdes që fshirëset e xhamit të jenë në gjendje të mirë që të mund të pastrojnë xhamin e përparmë ashtu siç duhet. Po ashtu ju mund t’i fshini me leckë herë pas here. Por, Auto Windscreens paralajmëron që të mos i tërhiqni tehet e fshirëseve nga xhami i ngrirë dhe të mos i aktivizoni ato nëse xhami është i ngrirë, sepse ndodh që mund të dëmtohen.

Antifriza Antfriza, gomat dhe bateria janë tre shërbimet bazë që duhet t’i bëni makinës gjatë dimrit. Këshillohet që antifriza të ndërrohet në mënyrë periodike. Kontrolloni nëse makina juaj ka nevojë për shërbime të tjera Ekpsertët rekomandojnë që makinës t’i bëhen shërbime çdo 20 000 kilometra ose njëjerë në vit. Ndonëse shërbimet e përgjithshme janë të rëndësishme në çdo periudhë të vitit, sezoni i dimrit e bën më të domosdoshëm një kontroll të tillë. Kontrolloni frenat Frenat tuaja duhet të jenë në gjendje të mirë, veçanërisht në dimër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME