Categories Lajme, Politike

‘’I hodhi benzinë zjarrit”, Rama i përgjigjet akuzave greke

Kreu i qeverisë Edi Rama iu është përgjigjur akuzave greke dhe shqiptare për qëndrimin e mbajtur pas varrimit të Konstantinos Katsifas në Bularat të Gjirokastrës.

Duke iu përgjigjur një prej eksponentëve të Demokracisë së Re në Greqi, i cili deklaronte se Rama i kishte hedhur benzinë zjarrit, kryeministri thotë se ska më mirë sesa të jetë i sulmuar nga të dyja palët, duke iu referuar dhe akuzave të bëra në vendin tonë.

Reagimi i Ramës: 

Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit.

Ishte zëdhënësi i Demopkracisë së re Giorgos Koumoutsakos, i cili i quajti të papranueshme deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama, bërë një ditë më parë për çështjen Katsifa.

‘’Edi Rama dje i hodhi benzinë zjarrit, kur foli në rrjetet sociale për varrimin e Katsifas. Deklaratat e tij ishin provokative dhe të papranueshme. Qeveria jonë heshti, duke e inkurajuar atë”, shprehej mes të tjerave Koumoutsakos.

 Çfarë deklaroi Rama dje:

Ndihem mirë që në këto raste i përkas këtij vendi, se do ishte e paimagjinueshme që kjo të ndodhte invers, 1000 vetë të veshur kuq e zij, të shkonin në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë dhe besoj se do ishte ndezur flakë qeverinë dhe të gjithë. 

Ndërsa këtu nuk ndodhi asgjë e tillë për këtë ngjarje sa të dhimbshme aq dhe qesharake. Kjo është vlerë për ne dhe shkon me traditën tonë, që shkon për shtat lotëve të familjarëve në këtë arkmort.

Unë besoj se ne kemi pasur një qasje shumë serioze edhe me palën greke, janë vrarë shqiptarë në Greqi dhe pala greke ka kërkuar një hetim të përbashkët, dhe ne kemi refuzuar sepse kemi bërë atë që është bërë në rastet e mëparshme.

Prokuroria ka reaguar për një proces ekspertize, dhe pas tyre do diskutohet, nëse do të diskutohet më për këtë çështje

Por unë di që as në Greqi as në Shqipëri dhe as Honolulu, një njeri që kërcënon me armë disa persona të paarmatosur, nuk tolerohet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME