Categories Showbiz

“I kapa burrit foton e kunatës së zhveshur”, Brisieda nga Vlora: Më qëlloi me grusht në kokë

Briseida merr refuzim të vazhdueshëm nga bashkëshorti i saj për divorc pavarësisht se provat për t’u ndarë nga ai ajo i ka mjaft të forta. Në deklaratën e saj më herët gjatë “Shihemi në Gjyq”, ajo tregoi se si fillim, ishte djali i saj 14-vjeçar që ia kishte treguar tradhtinë e rëndë bashkëshortore.

Megjithatë, pavarësisht se burri i saj ka një fëmijë të sapolindur me bashkëshorten e vëllait të tij, pra kunatën, me të cilën bashkëjeton në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet dhe i vëllai, kundërshton t’i japë divorcin. Përveç kësaj, Briseida e ka parë me sytë e saj një tjetër provë tronditëse të tradhtisë së tij, që e tregon në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Briseida:  Kur isha në Itali, i kap mesazhin djali, i nis një video të shpifur bashkëshortit tim, djali ma tregon mua, unë e marr zihem me të.

Eni Çobani: Video çfarë, video kishte dalë ajo vetë apo video të tjera?

Briseida:  Video të tjera dhe një foto të saj që ish… Djali kap telefonin ia sheh, mi tregon mua dhe ai më godet me grusht në kokë, më bie të fikët.

Eni Çobani: Juve? Për videon që i dërgon një zonjë tjetër, ju godet burri juaj?

Briseida:  Po. Më tha “ti i ke mësuar fëmijët nën vete, i ke bërë për vete”.  “Ore fëmijët i kemi bashkë, ç’u kam bërë unë?” E ngriti si akuzë, aty më bie të fikët, përmirësohem pak, më merr vëllai i vogël në telefon. Kishi kaluar 1-2 orë, e hap djali dhe thotë “ma, daja”, i them vëllait “nuk po shoh” se hapja sytë, por nuk shihja më.

Vjen vëllai me vrap, e ndjeu, kurrë mos qoftë vëlla për motër, më thotë “më thuaj, të ka goditur”, “jo, më ra tenxherja”, i thashë, “po pse?”, “po se jam e shkurtër, nuk arrij dot”. Kërkoja të mbahesha për gjethet e fikut, i themi ne vlonjatët./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME