Categories Lajme

“I keni njohur Butrintin si pronë një subjekti fizik”, Rama ironizon PD: E keni në ADN e partisë të trashëgoni budallallëkun. Jeni kërcënim kulturor

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për PD-në, sa i takon asaj që debatit për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Që në nisje të fjalës së tij Rama tha se Butrinti u njoh në kohën e PD si pronë e një subjekti fizik.

“E mora fjalën në këtë pikë se kjo është një temë shumë interesante për të rikthyer në sytë e publikut dallimin si nata me ditën mes jush që nuk dini çfarë flisni, dhe nesh që dimë se çfarë bëjmë.

Dua të kujtoj si fillim që sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik, subjekt fizik për Butrintit si pronë familjare me pronën të njohur nga ju. I keni njohur pronën në tretarin antik të Butrintit një subjekti fizik. Keni pranuar se sot në Shqipëri jeton stër-stër nipi, i atyre që në pronën e tyre ndërtuan teatrin antik.

Këta jeni ju. Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse. se nuk ka kuptim që trashëgohet brez pas brezi, e keni në AND.

Në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brezi dhe që ta trashëgoni. Ndaj jeni katandisur kështu dhe do katandiseni më keq. Ka një arsye që degradimi juaj, përsa kohë që se gjeni, ndahuni në sa pjesë të doni, pasi jeni si ajo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë, por që është e njëjta gjë. Vini dhe flisni këtu për vlerat e trashëgimisë, ju!

Të trashëgimisë tonë kulturore, ju, që kulturalisht jeni kërcënimi i madh i vendit tonë, agresion permanent mbi shoqërinë tonë.

Ju që kulturalisht jeni shembulli që kulturalisht kërkoni që ta riktheni Shqipërinë në kohën kur luftonin me Amerikën. Mos bërtit! Profesor ndaj nuk ta përmenda kot,”– tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME