Categories Showbiz

I kërkoi Ledianës të linte programin, Bora Zemani reagon pas kritikave nga publiku: Kërkoj ndjesë

Ditën e djeshme u transmetua një pjesë nga takimi mes Mevlanit dhe Ledianës që nuk ishte transmetuar më parë. Duke menduar se kamerat janë fikur Lediana i është afruar Mevlanit duke i thënë se ka ftohtë, ndërsa ky e ka përqafuar atë. Por, kur Lediana kuptoi se kamerat po xhironin akoma reagoi shumë ashpër.

Ajo e konsideroi një “futje pas shpine nga produksioni”,dhe kjo solli një reagim të ashpër nga ana e moderatores së emisionit Bora Zemani. Zemani i kërkoi Ledianës që në mënyrë të menjëhershm të largohej nga emisioni nëse mendonte se produksioni ia kishte punuar pas krahëve asaj.

Por Lediana i kërkoi falje Mevlanit dhe produksionit për fjalët e saj dhe nuk iku nga programi, duke u shprehur se do të pranojë çdo rregull të tij. Mirëpo pas këtij reagimi të ashpër Bora u përball me shumë komente nga ndjekësit e emisionit, të cilët u shprehën të pakënaqur nga sjellja e saj. Ata u shprehën se reagimi i saj ishte i tepruar dhe se nuk i shkon fare të ngrejë zërin në atë mënyrë.

Për këtë arsye Bora u detyrua të japë një shpjegim publikisht. Në një deklaratë të gjatë në Instagram, moderatorja shprehet se nuk është e lehtë të drejtosh një program të tillë, kur hidhen dhe akuza të rënda. Ajo ju ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që janë bezdisur nga tonet e larta dhe është shprehur se dëshiron që Ledjana të jetë në program, sepse në fund të fundit prandaj u zgjodh nga produksioni si konkurrente.

Reagimi nga Bora Zemani: Ky eshte program shume i veshtire! Ndoshta me i veshtiri dhe te jesh i qete, ndonjehere nuk behet aq kollaj. Une ngre zerin dhe revoltohem kur hidhen akuza te renda. Kundrejt produksionit dhe konkurenteve te “Per’puthen”! Suksesi i ketij programi eshte i padiskutuar prej te gjitheve ne.

Produksioni me nje pune te shkelqyere te pa lodhur, dhe konkurentet qe e kane dhene veten pa rezerva duke u zhveshur perpara miliona syve cdo dite. Shikueshmeria e ketij programi eshte merite e ketyre dy elementeve ndaj nuk do lejoja kurre te cenoheshin. Ky program eshte MERITE dhe KOSTO e te gjitheve ne. Olsa, Arjani, une, konkurentet… marrim komplimenta dhe kritika, dashuri dhe ofendime, kenaqesi dhe stres cdo dite.

Eshte e padrejte qe kete maje ta arrijne keta njerez qe permenda me lart dhe dikush te vij vetem per perfitimet qe te jep ky program. Do kisha mbeshtetje maksimale per dike qe ka kompleks ne jete, qofte edhe nje perqafim, por ne kete program nuk mund te besh “sikur e ke problem“ kur ne fakt eshte dicka normale per ty “jashte kamerave”.

Ndaj, te thuash ishte pabesi ndezja e kamerave ne nje program REALITY, (ku nje nga pikat me te rendesishme te kontrates qe firmosin te gjithe protagonistet eshte fakti qe ata xhirohen gjate gjithe kohes dhe pamjet transmetohen kurdo per te qene transparent me publikun) kjo eshte shume! Gjithesi i kerkoj ndjese gjithe atyre qe me te drejte jane bezdisur nga tonet e larta. Une dua qe Ledjana te vazhdoj te jete ne program, nese vete ajo e ndjen se mund te jete pa filtra dhe ti tregoj publikut se kush eshte ajo ne te vertete. Sepse jam e sigurt qe eshte shume me simpatike… fundja ndaj u perzgjodh nga ne B.Z.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME