Categories Lajme

I lidhur me trafik droge dhe Ervis Martinajn, arrestohet polici

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv të policisë pasi dyshohet se ishte i lidhur me tre personat e kapur më herët, Eneo Sulejmanaj, Shkëlqim Ostreni dhe Ildi Begaj.

Efektivi i Forcave Operacionale Ervis Shkurta prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merren me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Madje edhe mbrëmjen e së enjtes ku antidroga arrestoi 3 të rinjtë, Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën që të largohen me shpejtësi.

Emri i tij ka dalë pas zbërthimit të celularëve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’.

Ky i fundit lidhej me një numër anglez në aplicionet celulare me të arrestuarit ku komunikonin për mallin dhe shumat e lekëve. Ndërkohë vijojnë kontrollet për gjetjen e celularit me numër anglez të Ervis Shkurtës. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër person si i përfshirë në skemën e trafikut të drogës.

Efektivi ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale, por provat deri tani tregojnë se ai prej kohësh kishte njohje me grupet kriminale dhe ishte i përfshirë në shkëmbimin e drogës duke përfituar shuma të mëdha parash.

Roli i efektivit ishte që të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale. Jo vetëm kaq, por Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt. Shkurtaj akuzohet për trafik dhe shitje narkotikësh e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME