Categories Showbiz

Rrëfehet Roza Lati: Unë kam një vëlla. Që babai mos pleqëronte i vetëm e njohën me një shkodrane!

Roza Lati ka rrëfyer mes lotësht historinë e jetës sé saj. Nga trishtimi për debatet me Meritonin, te rrëfenja për fëmijërinë e saj, surpriza speciale nga Vëllai i Madh dhe përqafimi me të vëllain, moderatorja ka përlotur me historinë e saj.

Vëllai i Madh ka luajtur klipin ku Roza tregon për fëmijërinë e saj, problemet shëndetësore të të atit, dhunën që përjetoi nga ai, ndarjen e së ëmës dhe martesën e të atit me një bashkëshorte tjetër me të cilën pati edhe një djal. Roza u shpreh se është shumë e lidhur me të vëllain dhe se ai bën shumë për të.

Jam fëmija i Roza dhe Kristo Latit. Rita ime ka qenë nën presionin e paragjykimeve gjithë jetën derisa njohu babin tim. Ai e pa që ajo nuk ishte ashtu si paragjykohej dhe u martuan me dashuri, e deshën njeri tjetrin. Jam një fëmijë që jam rritur me nënën artiste që e ndalonin të gjithë dhe i merrnin autografe dhe në shtëpi kishte shumë sherre me gjakun e mamit nëpër mure.

Babi im kur ka qenë 19-vjeç është hedhur nga shkëmbi i Dhërmiut në det dhe aty ka pasur shkëmbinj nënujorë dhe është goditur në kokë. Atëherë s’ka pasur aparatura për ta kontrolluar dhe parë që babit tim i kishte plasur një venë në kokë dhe ajo me kalimin e kohës iu mblodh dhe iu bë tumor. Tumori në kokë të bënte agresiv, pa kontroll. Mami kur isha e vogël ka qenë me xhirime në Amerikë dhe kur u kthye solli një videokasetë.

Unë ulesha të shihja gjithmonë aty afër të shihja. Një ditë nuk po ndizej, babi po përpiqej ta ndizte por pulti nuk punonte. Unë ngrihem dhe shkoj këmba dorazi dhe them ‘o ba, mos duhet shtypur këtu dhe shtyp me dorë’.

Ai në atë moment më ka marrë në krahë dhe më ka përplasur në anën tjetër. U çova dhe u futa në divan, nuk u ndjeva, nuk më doli kokërr loti, nuk reagoi asnjë sepse kishim frikë. Rita ime e kuptoi që kishte ardhur një moment që nuk durohej më sepse kur vite babi unë mblidhja arushat e mi dhe fshihesha poshtë krevatit. Aty tha stop, kjo s’është jetë. Në djall shkoftë e gjitha. Nëna ime e kishte duruar gjithë këtë për shkak të opinionit.

Kauza ime është që t’ju tregoj të gjitha grave në situate të tilla që “grua çohu ik”. Merre fëmijën për dore sepse do të rritet, do bëhet grua, do të bëhet burrë. Fëmija do të bëhet mal, do të bëhet krah që do të mbështesësh kokën.

Që babin tim të mos e linin vetëm, që të pleqëronte sepse nuk e dinin se sa do ti zgjaste jeta, e njohën me një shkodrane me të cilin bëri dhe një djalë. Vëllai im është 10 vjet më i vogël se unë. Babi, që unë të afrohesha me të e sillte në shkollë te oborri. Ma ka sjellë nja dy herë të vogël që ta shihja, kur akoma nuk kishte filluar të ecte. Ai e dinte përfundimin e tij dhe kur të mos ishte Rita ime dhe nëna e djalit unë atë do kem, ndaj e sillte për t’u afruar. Vëllai im bën shumë për mua, pa atë s’bëj dot.”- u shpreh Roza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME