Categories Lajme

Mirditë/ Grabitet me dhunë faturino i autobusit Tiranë-Prishtinë, 25-vjeçari e godet pas koke dhe i merr 675 euro!

Një 25-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pas i ka grabitur një faturinoje xhiron ditore. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur 25-vjeçari ka goditur pas koke faturinon e një autobusi të linjës Tiranë-Prishtinë.

Faturino i autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, u grabit me dhunë nga një 25-vjeçar i cili u identifikua dhe arrestua nga policia. Ngjarja ndodhi mesnatën e së shtunës në Rrugën e kombit, teksa autobusi kishte ndaluar në një stacion pranë zonës së Repsit. I riu hyr brenda mjetit dhe goditi me grusht faturinën dhe i mori çantën që mbante me vete dhe u largua me vrap.

Nga goditja faturino 31-vjeçar pësoi dëmtime në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, ndërsa bëri dhe kallëzim në polici. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan menjëherë punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, Emirjan Deda 25 vjeç, banues në Laç.

Ai u prangos duke u larguar në këmbë disa km larg vendit të ngjarjes, ndërsa rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa veprimet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME