Categories Lajme

“I mbushin me dhurata gjatë martesës dhe i shesin”, ja si trafikohen vajzat shqiptare drejt Britanisë

“18 vite më parë kongregata ime vendosi të hapte misionin në vende të tjera jashtë Anglisë dhe u zgjodh Shqipëria”.

Kështu e nis rrëfimin e saj në një intervistë për Tv Klan Motër Imelda Poole, presidente  e Rrjeteve Fetare në Evropë Kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimi (RENATE). T rafikimi i vajzave shqiptare dhe ndihma që mund të ofronin në këtë mision, ishte ajo çka iu propozua nga i ndjeri, Imzot Rrok Mirdita. Pas 16 vitesh në Shqipëri ajo rrëfen kur njohu viktimat dhe paratë trafikimit.

“Pyetjes se cili mund të ishte misioni ynë në Shqipëri Imzot Rrok Mirdita u përgjigj që do të ishte puna ndaj trafikimit njerëzor, pasi shume vajza po përfundonin v iktima të shfrytëzimit pasi ishin rrëmbyer, ato transportoheshin me gomone në Itali.

Atje ato shiteshin si mall, si komoditet, në rruge dhe shfrytëzoheshin seksualisht. Na u kërkua që të hapnim një strehëz dhe si pasojë m’u kërkua që të vizitoja zona përgjatë vendit, duke koordinuar klinikat shëndetësore dioqezane (të kishës katolike). Gjatë kësaj pune kam njohur v iktimat e para të t rafikimit që jetonin në fshatra dhe po ashtu ato që vinin në strehëz“.

Por si i kontakton vajzat e trafikuara? E vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit  për raportin e trafikimit të qenieve njerëzore motër Imelda tregon errësirën dhe mashtrimet ku zhyten vajzat e t rafikuara.

“Jam në kontakt direkt me v iktimat e t rafikimit nga puna ime me RENATE. Pasi gjatë gjithë kohës kemi referime të viktimave shqiptare që ndodhen jashtë vendit. Shpesh kontakti vjen nga ëebsite, ose marr një telefonatë nga një i njohur në Mbreterinë e Bashkuar, pasi ky vend ka edhe numrin më të lartë të vajzave shqiptare si v iktima t rafikimi në strehëzat e tyre apo djem të rinj që janë joshur për t’u përfshirë në biznese të paligjshme dhe të korruptuara në Britani që merren me shpërndarjen e drogës dhe shpesh arrestohen si kriminelë, por në fakt ata janë të trafikuar dhe nuk paguhen dhe fatkeqësisht shumë prej tyre janë në burg tani”.

Vajzat e t rafikuara janë të çdo shtrese dhe nga Veriu në Jug të Shqipërisë.

“Shumë prej viktimave shqiptare të trafikimit që kam takuar kanë qenë kryesisht nga Veriu por ka një rritje të viktimave nga zonat e Jugut, pasi kudo që ka zona kufitare ka një risk më të madh. Gjithashtu do të doja të thoja se viktimat e trafikimit që janë jashtë vendit mund të jenë nga çdo zonë e Shqipërisë dhe jo domosdoshmërisht nga zonat e varfra”.

I fejuari, burri apo agjencitë fantazmë, janë karremi i rekrutimit të vajzave për t rafikim.

“Ata janë të rinj të cilët nga zhgënjyer, fatkeqësisht, nga jeta këtu dhe dëshirojnë një jetë më të mirë. Këta rekrutohen nga agjenci fantazma punësimi, ose ndoshta “i dashuri”, i cili në fakt është ose trafikanti ose pjesë e rrjetit të trafikimit ose bandave kriminale, ai për një vit të tërë do të joshë vajzën në një marrëdhënie dashurie dhe shpeshherë edhe martohen me të, e mbudh me dhurata dhe në fund e shet. Ka raste që një v iktimë mund të shitet e blihet rreth 3 herë derisa arrin të vendoset në vendin e a buzimit në industrinë e s eksit ose në punë të detyrueshme”.

Vlerësimin për të në raportin e Departamentit Amerikan i Shtetit ajo e ndan me të gjithë bashkëpunëtorët.  “Është e çuditshme pasi nuk ndjej së është një çmim vetëm i imi. Ndjehem e përulur pasi e di që janë me qindra njerëz të tjerë që e meritojnë më shumë se unë, por unë besoj, dhe kam një besim të fortë në këtë, që është një gjë e mrekullueshme dhe një nder sepse të jep mundësinë që të flasësh për këtë k rim dhe të jep mundësinë që të punosh më shumë në aspektin publik dhe të falenderoj që më dhe mundësinë të flas për drejtësi dhe për ata që vuajnë nga ky krim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME