Policia e Korçës ka vënë në pranga 4 shtetas, katër djem në Korçë i kanë bërë një vajze 17-vjeçare shantazh. Mësohet se shtetasit Eris Beqo, Ksandros Bashollari, Xhulio Dapellari dhe Kristian Ali në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shantazhuar 17-vjeçaren me iniciale F.P.
Përgjatë një periudhe 1 mujore, këta të rinj kanë arritur t’i marrin vajzës së mitur 200.000 lekë dhe 8.000 euro duke e shantazhuar se do të tregonin se ajo ka marrë pjesë në një vepër penale dhe ka qenë bashkëpunëtore.
E ndjerë e kërcënuar dhe e shantazhuar se do të denoncohej, vajza e mitur iu ka dhënë djemve shuma të mëdha parash në periudha të ndryshme kohore. Por ende nuk dihet nëse shantazhi që djemtë kanë ushtruar ndaj vajzës ka qenë i vërtetë apo jo. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 100.000 lekë, 6.000 euro, një automjet tip “Benz” dhe katër aparate celularë.
