Një sherr për motive ende të paqarta ka ndodhur këtë të dielë në qytetin e Durrësit, ku një 16 vjeçar është goditur disa herë në trup me thikë.
Autori i plagosjes ende nuk është identifikuar nga policia, teksa i mituri i është drejtuar spitalit në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të një sërë plagëve që ka marrë. I riu i plagosur është identifikuar me inicialet K.Q.