Categories Lajme

I morën 50 mijë euro biznesmenes Vilma Nushi, arrestohet mashtruesi i tretë i grupit të Florian Gjergjit

Kristjan Lukaj është vënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të operacionit “Repeat” i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.

Në kuadër të këtij Operacioni u vunë në pranga Alban Gjoni dhe Rudor Balla ndërsa u shpall në kërkim një 25-vjeçar F. L.

29-vjeçari banues në Shkodër dyshohet se ka bashkëpunuar me Alban Gjoni dhe Rudor Balla për t’i marrë shumën 50 000 euro, një punonjëse  (drejtoreshe ne kompanine marketing & distribution) nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, (si Vilma Nushi).

Më herët janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet. Pas këtyre skemave të mashtrimit dyshohet se fshihet shkodrani, Florian Gjergji i cili është në kërkim. Sipas hetimeve rezulton se Gjergji krijonte skemat mashtruese dhe më pas përfshinte të tjerë për të vepruar në terren, për të përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Repeat”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë (2 të arrestuar gjatë operacionit, 1 në kërkim), për t’i marrë një shumë parash një shtetasi, me anë të mashtrimit.

Sekuestrohet 1 celular.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Repeat”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit K. L., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A. Gj. dhe R. B. (të arrestuar) dhe me shtetasin F. L. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME