Categories Lajme

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, po hetohet lidhja me mjetin e mbushur me armë

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 56-vjeçarit shqiptar Thimi Droboniku alias Thimi Prifti me plumb në gjoks, mbrëmjen e së enjtes në Paleo Faliro, Athinë.

56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej si i përfshirë në organizatë kriminale, trafik droge, trafik cigaresh dhe falsifikim. Gjithashtu dyshohet se të jetë përfshirë në grabitje me armë.

56-vjeçari u vra rreth orës 21:00 të së enjtes (30 nëntor) teksa ndodhej në rrugën Atlantos.

Viktima kishte parkuar motorin e tij pak metra larg pallatit ku banonte dhe me kokoren në dorë ishte nisur drejt shkallëve të hyrjes për te apartamenti ku jetonte, kur iu bë atentat.

Banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë. Sipas hetimeve paraprake, kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar viktimën në gjoks.

56-vjeçari nga Berati u dërgua në spital, por nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Sipas fqinjëve ai ishte njeri i qetë dhe prej të paktën 5 vitesh jeton me familjen në një pallat në rrugën Atlantos.

Makina me armë

Autoritetet greke po hetojnë nëse ka lidhje mes atentatit ndaj shqiptarit dhe makinës që u gjet në fund të nëntorit në Paleo Faliro, brenda së cilës u zbulua një kallashnikov, granatë dhe shishe me benzinë. Brenda automjetit u gjetën gjurmë gishtash të një tjetër krimineli të njohur shqiptar.

Shqiptari ka qenë i përfshirë në grabitjen e bankomateve, ndërsa në të kaluarën është arrestuar dy herë, një herë në Patra dhe një herë në Athinë.

Në sediljen e pasme të makinës u gjet një kallashnikov, një granatë, karikatorë, një bidon benzinë ​​dhe një helmetë.

Shqiptari u “tradhtua” nga analizimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së të gjetura në makinën e vjedhur.

Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e 39-vjeçarit dhe nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

Njëri nga fqinjët ka vënë re se automjeti prej ditësh nuk ka lëvizur dhe për shkak të problemeve të mëdha të parkimit në zonë ka lajmëruar policinë mëngjesin e së premtes së kaluar.

Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët e policisë konstatuan se makina kishte mbante targa false dhe se ishte raportuar i vjedhur në shtator në zonën e Nea Jonisë.

Njëkohësisht nga xhami i makinës u vu re në sendiljet e pasme u gjet një kallashnikov.

Menjëherë është ngritur alarmi dhe zona është rrethuar.

Madje, u kërkua që të largoheshin fëmijët e vegjël në çerdhe, e cila u mbyll për arsye sigurie.

Mjeti u kontrollua nëse në të ishte montuar lëndë plasëse dhe nëse brenda tij kishte ndonjë mjet shpërthyes së bashku me armën.

Brenda makinës gjatë kontrolleve u gjet kallashnikovi, granata, karikatorë, benzinë dhe një helmetë. Dyshohet se autorët, pas sulmit që po përgatisnin, do t’i vinin zjarrin mjetit me benzinë për të zhdukur gjurmët e tyre. Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e 39-vjeçarit dhe nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ I shpallur në kërkim, arrestohet 40-vjeçari

Ditën e sotme, në rrugën “Jordan Misja”, forcat e policisë kanë arrestuar shtetasin Kledist Hysa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet ngjarja në Don Bosko/ Kasandër Noga dyshohet se dha urdhër për vrasje, por autorët ngatërruan objektivin

Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj ka zbardhur detaje për një ngjarje e rëndë kriminale,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Zgjidhja nuk ishte vrasja”, sociologu për ngjarjen në Durrës: Familja shqiptare është zhytur thellë në kriminalitet

Sociologu, Gëzim Tushi, ka komentuar ngjarjen e rëndë që u raportua mëngjesin e kësaj të premte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e djalit që vrau babanë: I thashë çohu dhe e qëllova katër herë me pistoletë

Është zbardhur dëshmia e djalit të madh të familjes Meta, Hyseni, i cili vrau babanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 95.5…

LEXO ME SHUME