Categories Lajme

Vrau fqinjin në Laknas për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku shfaq pendesë: Më ofenduan, qëllova për vetëmbrojtje

Maliq Marku, 70-vjeçari i cili vrau fqinjin Shefqet Hasa në Laknas pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës. Para togave të zeza, ai është shfaqur i penduar dhe ka deklaruar se vrasjen e ka bërë për vetëmbrojtje, pasi dy fqinjët e kanë ofenduar.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ata të dy më kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme”, ka deklaruar ai.

70-vjeçari ka kërkuar të sqarohet me fqinjët, por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shtëpi dhe qëlloi ndaj tyre. Përtej deklarimeve që janë bërë autori, burime nga policia bëjnë me dije se kanë bindjen se qëllimi i tij ka qenë vrasja e të dyve, dhe jo thjesht vetëmbrojtje. Kjo lidhur edhe me faktin se ka qëlluar me 6 plumba në total.

Vrasja ndodhi një ditë më parë (30 nëntor), ku Marku, i cili kishte rreth një javë që ishte kthyer nga Anglia, ka qëlluar fqinjët pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza. Shefqet Hasa i cili ndërroi jetë ka marrë 4 plumba, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri. Pas krimit autori Maliq Marku ka hyrë në banesë por kur kanë shkuar efektivët për ta arrestuar fillimisht ka bërë rezistencë për t’u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat.

Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë shtetit dhe nuk i është dashur. Pasi është kthyer një javë më parë nga Anglia, Maliq Marku ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin e ujërave të zeza. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët kanë shkuar për t’i thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër, pas debatit mes tyre, 70 vjeçari ka marrë pistoletën në banesë dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur në derë të shtëpisë së tij njërin prej fqinjëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME