Categories Lajme

I morën një shtetasi 270 mijë lekë duke i premtuar shmangien e arrestimit, arrest shtëpie shefit dhe 2 policëve në Orikum

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), përmes Drejtorisë së Hetimit dhe Drejtorisë Rajonale Vlorë–Gjirokastër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për tre punonjës policie të Stacionit të Policisë Orikum pasi akuzohen për korrupsion.

Masë sigurimi është vendosur ndaj:

D. L., inspektor krimesh;
A. J., shef i Stacionit të Policisë Orikum;
A. F., specialist i Policimit në Zonë.
Tre efektivët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, në shtator të vitit të kaluar, punonjësit e policisë, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur funksionin e tyre, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 mijë lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Pas një hetimi disa mujor, të zhvilluar me metoda speciale nën drejtimin e SPAK, u dokumentua me prova ligjore implikimi i tyre në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AMP thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje nga punonjësit e strukturave shtetërore, përmes numrit të gjelbër 0800 9090 ose emailit [email protected].

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME