Categories Lajme

I mori 400 euro emigrantëve, duke i “premtuar” kalimin në BE

Polica e Korçës ka vendosur në pranga një 19-vjeçar, në vazhdën e operacionit “Perimetri”. I riu I.K., është kapur në aksin Pogradec-Podgorie, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Podgories”, nga policia, pasi ishte duke transmetuar në drejtim të Tiranës 5 emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë 19-vjeçari përfitonte nga ky shërbim 400 euro për çdo emigrant, e i premtonte atyre kalimin në vendet Evropiane.

Njoftimi i plotë i Policisë: Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 19 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e policisë rrugore, në aksin Pogradec-Podgorie, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Podgories”, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME