Categories Lajme

Stina e qershive, ja pse nuk duhet të ndaloni së konsumuari këtë frut

Tashmë jemi në stinën e qershive, ndaj dhe mjekët këshillojnë se duhet të konsumoni sa më shumë të jetë e mundur. Sipas mjekëve, vetëm një tas me qershi, përmban rreth 90 kalori dhe është i pasur me vitamina A dhe C. Konsumimi i këtij fruti të vogël plot shije i dhuron trupit tuaj shumë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbipeshës. Krahas këtyre vlerave ekspertët thonë se qershitë ndihmojnë organizmin edhe në shumë drejtime të tjera.

Ndikimi në kocka; Qershitë janë një burim i madh antioksidantësh dhe për këtë arsye ndihmojnë në rigjenerimin e kockave. Mjekët i lidhin me reduktimin e acidit nitrik që është faktori kryesor për sëmundjen e artritit rheumatoid dhe oseteoartritit. Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit në Amerikë, konsumimi i këtij fruti ul me 35% shancin e dhimbjes së kockave. Gjithashtu qershitë parandalojnë inflamacionin e organizmit dhe problemet me presionin e ulët apo të lartë të gjakut. Ulin nivelin e sheqerit në gjak; Për të gjithë personat me diabet, qershitë mund të jenë zgjidhja e duhur për të qëndruar të shëndetëshëm. Si të gjithë frutat me ngjyrë të kuqe edhe qershitë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Atoksianina, sipas mjekëve rrit me 50% prodhimin e nivelit të insulinës në trup duke ndihmuar kështu rregullimin e sheqerit në gjak.

Ndihmon në sëmundjet e zemrës; Qershitë e athta ndihmojnë në përmirësimin dhe parandalimin e problemeve kardiovaskulare. Nëse i konsumoni vazhdimisht ato do të parandaloni edhe rriskun e prekjes nga ataku në zemër. Ndihmojnë në reduktimin e yndyrnave të këqija në gjak duke ju dhuruar një trup të shendetëshëm. Kundër sëmundjeve kancerogjene; Një dietë sa më e pasur me qershi mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene. Duke qënë të pasura me fibra ato promovojnë tretjen e mirë dhe ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë. Veçanërisht qershitë athta të cilat përmbajnë disa enzima të cilat ndihmojnë trupin të rregullojë radikalet e lira.

Ndihmon në përmirësimin e memories; Janë një burim i mirë antocianine që do të thotë një shëndet i mirë për memorien. Ky frut shumë i shijshëm ndihmon trurin të përmirësojë funksionet e tij dhe të përmirësojë memorien ndër vite. Ndikimi tek gjumi; Konsumimi i një tasi me qershi në darkë do të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit. Sipas ekspertëve qershitë ndihmojnë në rregullimin e orës së brendëshme të trupit dhe ciklit të gjumit tek njeriu. Kjo pasi janë të pasura me melatoninë, një enzimë që ndihmon në qetësimin e organizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME