Categories Lajme

I mori jetën 23 vjeçares, si e liruan nga bùrgu gjyqtarët dhe si e ‘shëruan’ mjekët Elton Bengaj (Video)

Me 22 shtator 2020, 2 ditë pasi te rrorizoi Fierin për shkak kërc ënoi me ar më prindërit e ish-bashkëshortes dhe kundërshtoi forcat e policisë, Elton Bengaj Metaj, u dërgua nën masën e arr estit me b urg dhe nëse kjo masë do të kishte vijuar dhe ai të ishte gj ykuar e gjetur fajtor për 3 veprat penale, sot Sabrina Bengaj mund të ishte gjallë.

Vendimi për izolimin e tij në parab urgim u firmos nga gjyqtari Ergys Selmani, i cili më pas u largua me dorëheqje nga radhët e sistemit të drejtësisë. Mbi bazën e këtij vendimi, Metaj u dërgua në bu rgun e Fierit, pasi dyshohej për 3 vepra pe nale; ‘Dh unë në familje me anë të ka nosjes’, ‘kundërshtim të forcave të policisë’, si dhe ‘mbajtje pa leje e ar mëve’.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ai kërc ënoi prindërit e ish gruas Sabrina Bengaj, e cila u largua nga banesa e përbashkët bashkë me vajzën e mitur, pasi zbuloi tradhtinë e të shoqit. Ai shkoi në shtëpinë e prindërve të Sabrinës, për t’i kërkuar asaj të kthehej në shtëpi. Duke qenë se ajo me vëllain ishte me pushime në Vlorë, Eltoni kërc ënoi me ar më prindërit e saj, duke i paralajmëruar se do ti v riste.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, avokati Ermal Hamataj pretendoi se Elton Bengaj vu ante nga depr esioni, por nuk ngriti pretendime që ai ishte i papërgjegjshëm mendërisht. Pa u mbushur as 3 muaj të plotë, situata filloi të ndryshonte, në favor të të dyshuarit, për arsye që priten të marrin përgjigje nga hetimi. Me kërkesë të prokurorisë, bazuar në një akt të ekspertëve të mjekësisë ligjore, gjyqtari Taulant Banushi e ndryshoi masën e sigurisë nga “arr est me bu rg” në atë të shtrimit të detyrueshëm në një institucion mjekësor.

Kjo për faktin se ekspertët e konsideronin të dyshuarin si të papërgjegjshëm mendërisht. Në mars të 2021, në lojë hyn gjyqtari Piro Sota. Ai vendosi ta mbyllë Elton Bengaj në bur gun e Zaharisë dhe pushoi të gjitha ak uzat për të, me argumentin se një person me probleme mendore, s’mund të përgjigjej penalisht për k rim et e kryera. Mbrojtja e kundërshtoi këtë vendim dhe kërkoi mendim nga mjeku psikiatër I bur gut. Edhe ky foli në favor të Bengaj duke thënë se gjendja e tij ishte përmirësuar.

5 muaj më vonë, masa për të dyshuarin u lehtësua ndjeshëm, po me firmën e gjyqtarit Piro Sota, pasi edhe ekspertët e mjekësisë ligjore ndryshuan qëndrim. Duke u bazuar tek qëndrimi i mjekëve, Sota vendosi ta zbusë masën ndaj Bengajt nga shtrim i detyrueshëm në spital në mjekim ambulator nën kujdesin e babait. Sapo ai doli në liri, qëlloi për vd ekje ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj, teksa kjo e fundit po darkonte në shtëpinë e prindërve në Zhupan të Fierit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME