Categories Lajme

I mori jetën kunatës pas aksidentit me makinë, nuk zë mend Deni Doku, rikthehet fuqishëm në rrjetet sociale

Deni Doku, vajza 19-vjeçare që po drejtonte automjetin tip “Smart” pas përplasjes së të cilit humbi jetën mikesha e saj dhe njëherësh e fejuara e të vëllait, është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh prekës.

Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku shihet duke shfletuar një album ku ruan kujtimet me 22-vjeçaren Alida Spahiu, e cila humbi jetën në vend pas aksidentit.

“Të ndieja tepër. Ti ishe gjëja e parë që e dija që do të kisha gjithë jetën afër. S’do të ketë çast që që s’do të mendoj zemra ime. Dhe do të ndije derisa të kem frymë”, shkruan e pikëlluar Deni Doku.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 5 dhjetorit në rrugën “Demokracia” në Kamzë, ku 22-vjeçarja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Familja e viktimës kërkoi që për Dokun të merrej masë lehtësuese, për shkak të lidhjeve familjaren që kishin me njëra tjetrën. Doku është e njohur për videot e saj të shumta që poston në tik-tok.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME