Categories Lajme

I ndanë motrën nga burri dhe e bënë për spital, dënohet ish efektivi që u mori jetën dy të rinjve

Martin Skëndaj, ish-efektivi i burgut të Fierit që i mori jeten Manol Rapajt dhe Elis Kapajt, ngjarje e ndodhur më 17 dhjetor të vitit 2019, është dënuar me 10 vite.

Mësohet se vendimi është marrë te merkuren nga Gjykata e Fierit.

OraNeës shkruan se Skëndaj u shpall fajtor për veprën e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psiqike.

Në dokumentin e gjykatës thuhet se më 17 dhjetor 2019 efektivi i policisë së burgjeve, Martin Skëndaj, është qel luar fillimisht me levë hekuri nga Elis Kapaj, sapo ai ka dalë nga ambulanca e Patosit dhe si pasojë, autori i ngjarjes ka marrë dëmtime në kokë dhe i janë thyer tre gishta të dorës së djathtë.

Për më tepër, Skëndaj ka vijuar të goditet me grushta nga dy kushërinjtë, veprime të cilat kanë detyruar efektivin e policisë së burgjeve Martin Skëndaj që të nxjerë ar mën e shërbimit.

Skëndaj ka shtene plot 13 herë drejt Elis Kapajt, i cili po e qël lonte me levë hekuri.

Ndërsa më pas ka vijuar të ndjekë Manol Rapajn, të cilit i ka marre jeten pak me vone. Pas këtij moment autori ka qëndruar në vendgjarje dhe i ka kërkuar një mjeku të Qëndrës Spitalore, që të njoftonte policinë.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë që solli dy viktima në Patos, ka ardhur pas një sherri mes familjeteve të protagonistëve.

Autori Martin Skëndaj dhe babai i tij, Aleksandër Skëndaj ishin zene me Manol Rapajn, pasi ky i fundit kishte krijuar një raport intime me motrën e Skëndajt.

Si paosojë e kësaj lidhje motra e Martinit ishte ndare nga bashkëshorti i saj. Ngjarja u mor vesh nga familjarët se vëllai e babai i saj u përballën me Rapajn. Ky i fundit nuk pranonte të ndahej nga motra e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME