Zhvillime të reja dhe përmbyllëse pritet të ndodhin në 24 orët e ardhshme, lidhur me rastin në Glyka Nera, ku humbi jetën një 20 vjeçare, shkruajnë mediat greke.
Ngjarja ndodhi më 11 maj ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat greke është çështje kohe që çështja të publikohet e zbardhur dhe të kapet autori i ngjarjes, dhe zbulimi pritet të ketë ndryshim nga ajo që u vlerësua fillimisht.
Sipas informacioneve, pas hetimeve metodike nga Departamenti i Kri meve Kundër Jetës së Sigurisë së Atikës dhe analizave teknike të Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore, si dhe teknikave të specializuara në të dhënat dixhitale dhe elektronike dhe regjistrimet, dolën të dhëna që tregojnë lëvizje të panjohura të protagonistëve në çështje. Ka ndryshuar imazhi për atë që ishte krijuar lidhur me ate që kishte ndodhur gjatë orëve fatale, në mëngjesin e së martës, 11 maj, në shtëpinë ku po qëndronin piloti 32-vjeçar dhe gruaja e tij e pafat.
Sipas raporteve, këto zbulime të reja, në kombinim me indikacione të tjera që kishte EL.AS, u japin një përgjigje të paktën 20 pyetjeve që ishin formuluar “pse grabitësit e panjohur që kishin vazhduar të bastisnin shtëpinë- (ss sipas asaj që ai kishte dëshmuar të paktën piloti 32-vjeçar) nuk linin asnjë gjurmë, nuk kishte asnjë regjistrim nga asnjë kamera qe tregonte mbërritjen ose largimin e tyre, pse ata nuk morën ose shkatërruan celularët e viktimave të tyre dhe më shumë “.
Thuhet se ata gjithashtu po i përgjigjen pyetjes pse autori bllokoi hundën dhe gojën, deri sa i mori jeten Caroline-it të pafat, ndërsa ai thjesht mund ta çonte atë në gjendje të fikët, në mënyrë që ta neutralizonte. Si dhe pyetjen thelbësore për sa kohë pilotit 32-vjeçar i kishte rënë të fikët, siç deklaroi në dëshmitë e tij që erdhën nën vezhgimin e EL.AS. Ekziston gjithashtu një përgjigje e saktë për pyetjen e heqjes së kartave të memories nga kamerat e shtepise.
Së fundmi, sipas informacionit qe ka rrjedhur nga autoritetet konsiderohet se rastet e tjera të gra bitjes në shtëpite në Atikë nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen dramatike në Glyka Nera. Thuhet gjithashtu se interes i ri i bashkëngjitet dëshmisë së psikologut të çiftit që u dha në 24 orët e para, pas ngjarjes.
Ndërkohë banorët e lagjes kanë kërkuar të hetohet ngjarja e rëndë.
“Duhet ta zbardhni ngjarjen që të qetësoni zonën por edhe shpirtin e 20-vjeçares që u largua kaq padrejtësisht, para se ajo të arrinte edhe të festonte ditëlindjen e vajzës së saj,” tha nje komshi i saj për Caroline.
Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për ngjarjen ku humbi jeten Karolina rreth nje muaj më parë në prani të foshnjës dhe bashkëshortit të saj.
Mediat greke raportojnë se kanë marrë me urgjencë bashkëshortin e Karolinës për të dhënë dëshmi të tjera.
Piloti 32-vjeçar ka qenë në var rin e gruas së tij, pasi po zhvillohej një ceremoni përkujtimore, kur papritur disa policë kanë mbërritur dhe e kanë marrë atë me helikopter.
Pasi ka mbaruar ceremonia në varrin e 20-vjeçares, dy efektive i janë afruar Babis Anagnostopulos dhe i thanë që ai duhej t’i ndiqte ata pasi kanë dalë të tjera informacione lidhur me ngjarjen ku humbi jeten gruaja e tij.
Mësohet se policia ka të dhëna të reja nga kamerat e sigurisë dhe kërkon që të bëhen verifikime edhe përmes dëshmisë së bashkëshortit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarjen tragjike.
Pak ditë më parë, mediat greke raportuan se autorët dyshohet se mund të jenë larguar në Shqipëri ose në Bullgari dhe për këtë kanë kërkuar informacione nga ambasadat përkatëse, ndersa sot u tha se ngjarja eshte zbardhur.
Ndërkohë që policia thekson se na ndajnë vetëm pak orë nga zbardhja e grabitjës tragjike në Glyka Nera të Athinës, mediat lokale flasin edhe për një të arrestuar për vrasjen e Karolinës 20-vjeçare pranë foshnjes së saj.
Duke iu referuar deklaratave të bashkëshortit të saj Babi Anagnostopoulos, mediat greke theksojnë se në Drejtorinë e Policisë së Greqisë gjendet një person i arrestuar pikërisht me grabitjen në fjalë.
Ky fakt konfirmohet edhe nga bashkëshorti i të resë, i cili më herët u mor me urgjencë me helicopter për t’u dërguar në polici me qëllim sipas tij identifikimin e një personi të arrestuar.
“Ish-vjehrra ime më pyeti se çfarë kishte ndodhur kur më mori policia me urgjencë dhe unë i thash se më morën për të identifikuar një person, i cili është arrestuar tani nga policia dhe dyshohet si pjesëmarrës ne grabitje”, u shpreh ai për mediat greke.
Ai ishe në varreza duke dërguar lule në varrin e së shoqës së vdekur gjatë grabitjes, kur dy policë i janë afruar duke kërkuar prej tij që t’i ndiqte, raporton abcnews.al.
Mësohet se policia ka të dhëna të reja nga kamerat e sigurisë dhe kërkon që të bëhen verifikime edhe përmes dëshmisë së bashkëshortit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarjen tragjike.
Karolina u vra duke u mbytur gjatë grabitjes disa javë më parë në shtëpinë e saj, ndërsa policia është duke kryer kërkime intensive për gjetjen e vrasësve për shkak edhe të ndjeshmërisë publike si edhe makabritetit të ngjarjes.
Fillimisht u dyshua për një grup gjeorgjianësh, ndërsa tani policia dyshon për disa shqiptarë krahas të tjerëve dhe është duke marrë informacione nga autoritetet tona në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Së fundmi, policia ka zbuluar disa mospërputhje mbi orën e v dekjes së Karolinës dhe deklaratat e bashkëshortit të saj. Gjithçka është zbuluar nga ora e saj inteligjente, e cila ka regjistruar gjithçka.
