Categories Lajme

“I papunë dhe me 52 mijë euro makinë”! Vrasja në “Astir”, Mihasi deklaroi makinë luksi në pronësi

Ndonëse kishte ndryshuar 4 herë targat, automjeti në pronësi të Erigers Mihasit ishte deklaruar në vlerën 52 mijë euro, ndërsa në të dhënat e hedhura në regjistrin e barrës siguruese kanë akses disa institucione si Ministria e Drejtesisë, noterët apo dhe drejtoria e transportit rrugor.

Por pavarësisht se vlera e këtyre automjeteve është kaq e madhe, institucioneve shqiptare jo vetëm që nuk u bën përshtypje pronësia e tyre, por as edhe më të voglat dyshime se kemi të bëjmë me raste të mosjustifikimit të të ardhurave nga të rinjtë në Shqipëri.

Veç kësaj emri i 32-vjeçarit nuk rezultonte i punësuar, ndërsa të ardhurat për të blerë një automjet në vlerën prej 52 mijë eurosh janë të pajustifikueshme. Goditjen e automjeteve të luksit tentoi ta bënte Operacioni Forca e Ligjit, por që dështoi, ndërsa prokuroria vijon të mos veprojë, pasi sipas saj duhen indicie. Por indiciet kanë qenë gjithmonë aty, pasi 32-vjeçari, i cili personalizoi targat, dhe me inicialet e tij pas ndryshimit të tre të tjerave ka qenë person i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2020.

Gjatë operacionit të koduar policor “Yrsheku”, sipas njoftimit të policisë, u zbulua në bazë armatimi, ndërsa Mihasi i përfshirë dhe në të shtënat me armë drejt një biznesi u shpall në kërkim. Veç mosrakordimit të informacioneve mes institucioneve ligjzbatuese shqiptare një tjetër problem është dhe dështimi i njësisë Enfast në polici e cila u krijua për të gjurmuar personat e shpallur në kërkim.

Hetimet e Prokurorisë për vrasjen e tij dhe Armand Dumanit janë shtrirë në disa pista, ndërsa pas marrjes në pyetje të të afërmve të Mihasit të gjithë ata kanë mohuar të kenë dijeni lidhur me konfliktet e tij, apo njohjet me persona të tjerë. Nga ana tjetër, policia vijon të kërkojë një tjetër emër të skeduar nga drejtësia Elvis Gaxhaj, si person i cili edhe pse vijon të jetë i shpallur në kërkim, vijon të mos gjendet.(A2)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafisti nga Vlora: Në kohën e Enverit sukses ishte të kishe një femër të bukur

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat\Ra në kontakt me energjinë bashkë me dy punonjës, humb jetën 40 vjeçart në spital, pronari i hotelit në Dhërmi

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më rrahu në mes të lagjes”/ Nëna denoncon dhunën, djali justifikohet: Dy shpulla ishin

“Punë Pa Teka” transmetoi rastin kur një person ka dhunuar nënën dhe bëllain e dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Miliona euro të sekuestruara, ku i fshihnin paratë “baronët” e krimit shqiptar

SPAK ka njoftuar zyrtarisht mbi operacionin ku u goditën 7 grupe kriminale të rrezikshme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Një 28-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi u kap duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME