Categories Lajme

I përfshirë në skena korruptive/ Apeli i GJKKO dënon me burg ish-drejtorin e burgut 313

Ish-drejtori i burgut ‘313 Jordan Misja’ Eduart Struga është dënuar nga GJKKO me 2 vite e 6 muaj burg. Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me vendim të formës së prerë ish drejtorin i cili tashmë do rikthet në qelitë që ka drejtuar, pasi ai u hetua në gjëndje të lirë.

Togat e zeza të Apelit kanë lënë në fuqi vendimin edhe për dy të pandehurit e tjerë. Fajtor u shpall edhe për përgjegjësi i sektorit të logjitsikës Florjan Ahmetaj, i cili u dënua 4 vite burg për akuzën e korrupsionit. Ndërsa me 3 vite burg u dënua biznesmeni Ervin Kurtulla, pasi është përfshirë në skemën korruptive.

Shtetasit e lartëpërmendur u shpallën fajtor me vendim të formës së prerë pasi nga hetimet ka rezultuar se dy ish-zyrtarët e lartë të burgut janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë. Për Strugën dhe Ahmetaj është vendosur gjithashtu edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Eduard Struga, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit ‘Jordan Misja’, në bashkëpunim me shtetasin Florjan Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës, kanë kërkuar dhe kane marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP”. Ndërkohë shtetasi I. Paço ka bashkëpunuar me Ervin Kurtullën për t’ia dhënë paratë Ahmetajt dhe Strugës.

Ish-drejtori i burgut, Eduart Struga, bashkë me Florjan Ahmetajn dhe Ervik Kurtullën, u arrestuar në prill të 2020-tës pasi në këmbim të parave kishin lejuar aktivitetin e një minimarketi brenda burgut 313. Anila Hoxha, Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME