Categories Lajme

Tropojë, Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, Shpallet në kërkim 53-vjeçari që i posedonte

Tropojë, Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Shpallet në kërkim 53-vjeçari që i posedonte. Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Çerem, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. M.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e pronarit të banesës, shtetasit I. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME