Categories Lajme

Tentoi t’i shpëtonte policisë, por aksidentoi një person dhe përplasi një makinë, përfundon “arratia” e 30-vjeçarit në Tiranë

Tiranë, Nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Qarkullimit Rrugor, për të ndaluar, gjatë tentativës për t’u larguar aksidentoi një shtetas dhe përplasi një automjet, vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ditën e sotme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë konstatuar një automjet, drejtuesi i të cilit nuk rregullonte shpejtësinë në zonat e banuara dhe përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

Duke vlerësuar riskun që ky shtetas paraqiste duke drejtuar mjetin në mënyrë jo të rregullt, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen.

Menjëherë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, drejtuesi i të cilit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka aksidentuar shtetasin D. B., 61 vjeç, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, dhe më pas, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka përplasur një mjet tip taksi dhe është larguar.

Në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit, drejtuesi i të cilit, pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 30 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME