Categories Lajme

I prekur, Klement Zguri zbulon arsyen pse votoi kundër zgjedhjeve të 30 qershorit

Ditën e sotme, KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit. Me 4 vota pro dhe një kundër, janë shpallur fituesit e 61 bashkive dhe numri i votave që gjithsecili ka fituar në shkallë kombëtare. Kreu i KQZ, Klement Zguri, ka thënë disa fjalë para votimit. Me zërin që i dridhej, ai u ka kërkuar kolegëve që t’i thërrasin arsyes, ndërsa ka treguar dhe arsyen përse nuk i jep dot notë kaluese KQZ-së. Klement Zguri “Zgjedhjet nuk janë vetëm një moment ligjor por edhe ngjarje politike. Nuk mund t’i ndajmë. Kjo iu jep një peshë më të madhe. Brenda zgjedhjeve përfshihen interesa të ndryshme. Është një formalitet pasi vendimi i sotëm është shoqëruar paraprakisht me një sërë aktesh të tjera që janë përfundimtare dhe të formës së prerë. Këto zgjedhje janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik. Mosmarrëveshjet do vazhdojnë edhe pasi ne të zyrtarizojmë rezultatin. Përmes votës sonë, merr një rëndësi tjetër. Vota nuk kthehet thjesht formale. Konflikti nuk është preokupimi jonë, preokupimi im është se përmes votës sonë kemi dhënë edhe një notë për sjelljen e KQZ. Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën. Vota për këtë proces sigurisht që ngelet votë edhe për punën e KQZ. Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese. Do votoj kundër. Dua që e gjithë kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, deklaroi Zguri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME