Categories Lajme

I premtoi pune në Gjermani, agjencia sorrollat qytetarin e i zhvat 700 Euro

Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lidhen me Agjencitë e Punësimit, të cilat pasi u marrin paratë qytetarëve, pa u ofruar shërbimin e premtuar.

E tillë është edhe “Viza Travel Agjensi” me administrator, Hamëz Bytyqi. Anselmo Karaj, tregoi se në vitin 2019 pa një njoftim në Facebook në këtë agjenci, që atëherë quhej “Punësohu.Eu”.

Agjencia ndodhej në Kosovë, pastaj u mbyll atje dhe operon në Shqipëri, Rinas dhe Durrës.

Fillimisht Anselmo pagoi 200 Euro, pastaj 500 euro të tjera për punësim të rregullt në Gjermani. Ndërsa priste takimin në ambasadë, agjencia vetëm i shtynte afatet.

Por kanë kaluar 3 vjet dhe agjencia nuk ka siguruar as dërgimin e qytetarit në Gjermani dhe as i kthen paratë.

“Stop” foli me administratorin Hamëz Bytyqi, i cili pasi u njoh me problematikën, premtoi t’i kthente qytetarit paratë në llogari brenda pak ditësh.

“Javën që vjen e kam autorizuar kontabilistin tonë me aktivizu. Po pra i njëjti pronar jam e nderuar. Përsa i përket rastit të këtij, ky llogaritet rast i mbyllur. Të hënën merr lekët. Ideja është që ne kemi pas disa mosmarrëveshje me atë që ka pas administrator, që ka bashkëpunuar. Tani të dy kanë shkuar në Gjermani dhe më ka mbetur barra mua. Këtij i kthehen 500 Euro, shuma e fundit e paguar. Në marrëveshje shkruhet nëse nuk sigurohet se ka qenë problemi tek datat për takimin e nderume. Nëse ambasada nuk ia cakton ditën për takim do t’i kthehet shuma e fundit e paguar”, tha Bytyqi.

“Stop” kontakton me qytetarin dhe këmbëngul deri në kalimin e shumës së premtuar.

“Falë emisionit “Stop” kjo gjë më në fund u zgjidh”, tha denoncuesi. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME