Categories Lajme

“I preu damarët dhe fytyrën”, rrëqeth e ëma e viktimës në Paskuqan: Ç’ndodhi mbrëmë në dhomën tonë

News 24 ka publikuar dëshminë e parë nga vendi, ku ndodhi krimi tronditës në Paskuqan, ku kunati Eredet Çapoku vrau me sende të forta kunatën e tij 35-vjeçare, Enkeleda Çapoku.

E ëma e viktimës tregon detaje rrëqethëse nga krimi i rëndë, duke thënë për news 24 se autori goditi me levë atë dhe vajzën 18 vjeçe dhe më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur.

“Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë, dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën 18 vjeçe e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejt një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja vet. Ajo e mbajti një vit pastaj e nxori se nuk paguante qeranë u mor me drogë me pisllëqe, punë e tij.

Pastaj filloi t’i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet.

Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës, dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja”, tregon e ëma e viktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME