Categories Lajme

I preu fytin me thikë bashkëshortes nga xhelozia, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Florand Shehu 40 vjeç, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare Anisa në korrik të vitit 2021, është dënuar nga gjykata greke me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në Dhafni në Athinë. Shqiptari i preu fytin bashkëshortes me thikën e mishit që përdorte në lokaln dhe më pas u dorëzua në polici.

“Kam vrarë gruan time, brenda banesës ku jetonim. Isha çmendurisht xheloz për të”, rrëfeu në atë kohë 40-vjeçari.

Vendimi për rastin e vrasjes është dhënë ditën e mërkurë nga gjykata, por është raportuar dje (3 dhjetor) nga mediat greke.

“Në mënyrë të pamohueshme, burgimi i përjetshëm, edhe pse dënimi më i lartë, nuk mund të përshkruajë me saktësi dhimbjen dhe vuajtjen që përjetoi dhe po përjeton familja. Qartë, shprehim kënaqësinë tonë për vendimin e marrë pas një bashkëvlerësimi të të gjitha provave të paraqitura”, deklaruan avokatët e viktimës.

Vrasja mund të ishte shmangur nëse policia e thirrur nga 31-vjeçarja ditët e mëparshme do të hetonte më me kujdes telefonatat e saj. Për këtë arsye ata u pezulluan dhe ndaj tyre nisi një hetim nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME