Categories Lajme

“Policia nëse është porositur të përballet me opozitën, bën gjënë më të gabuar”

Sali Berisha, pati një prononcim për mediat pas votës që hodhi për primaret që po zhvillohen në selinë blu. Ai u pyet në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 6 Dhjetor. Kryedemokrati tha se policia bën gjënë më të gabuar nëse është porositur të përballet me opozitën. Berisha tha se opozitarët janë më të interesuar se Rama për sigurinë e liderëve europianë.

“Ne jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e liderëve europianë dhe mirëmbajtjen e samitit. Mjerë Rama dhe Çuçi. I them Edi Ramës se demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë se burimi i të zezave është në Surrel. Aty burojnë të zezat e këtij vendi. Por vendimi është për të protestuar në qytet. Policia nëse është porositur të përballet me opozitën, bën gjënë më të gabuar”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, Berisha tha se, “Samiti i 6 dhjetorit është një ngjarje e jashtëzakonshme, historike për arsyet që vijojnë: Së pari, Europa i bën të qartë, duke u mbledhur në Tiranë, i bën të qartë Vladimir Putinit, se kjo zonë, ky territor është i saji dhe ekspansioni dhe ambiciet e tij në Ballkan janë totalisht të papranueshme. I bën të qartë Edi Ramës se luhatjet e tij mes hegjemonizmit serborus me Ballkanin e hapur dhe neo-otomanizmit marrin fund. Kjo është tokë evropiane, e destinuar për anëtarësim në BE. Nuk mund të mohohet se mesazhi i këtij samiti është i jashtëzakonshëm, ndaj e mirëpresim atë”.

Sipas Berishës, samiti i jep mundësi opozitës të tregojë se Rama ulet mbi një karrige që qëndron mbi krimin, drogën dhe votën e vjedhur.

“Nga ana tjetër, ky samit është i bekuar sepse i jep mundësi popullit opozitar që t’u dëshmojë mikpritësve se çfarë fatkeqësie të madhe përfaqëson mikpritësi i tyre, që ulet mbi një karrige që qëndron mbi krimin, drogën dhe votën e vjedhur. Nuk do të kishte rast më brilant se ky rast për t’i bërë anatominë e plotë këtij regjimi përpara 1 mijë gazetarëve të botës dhe udhëheqjes kryesore të Europës. Në këtë kontekst, Edi Rama ulet aty si i pakallur. Populli opozitar me zërin e fuqishëm do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty, nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, drogës, krimit të organizuar, një fantazmë që bredh nga samiti në samit duke mbrojtur interesat ruse në Ballkan, duke u kërkuar europianëve që të mos i kërkojnë Sandrit të tij të respektojë sanksionet ndaj Rusisë. Prandaj ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për të protestuar”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME