Categories Lajme

I riu nga Taxhikistani do të ekstradohet në Gjermani

Gjykata ka vendosur të ekstradojë në Gjermani taxhikun e akuzuar si pjesë e një celule të ISIS, Komron Zukhurov. I riu nga Taxhakistani u arrestua në fund të muajit Prill në qendër të Tiranës. 24-vjeçari Komron Zukhurov, kishte mbërritur nëpërmjet aeroportit të Rinasit në Shqipëri më 17 shkurt të këtij viti. Policia njoftoi zyrtarisht, se ai ishte arrestuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe se kërkohej për llogari të Antiterrorit gjerman si pjesëtarë i një celule terroriste që vepronte në atë vend. Por përtej kësaj është mësuar se Zukhurov, që nga 17 shkurti ka jetuar në kryeqytetin shqiptar dhe ka lëvizur lirisht. Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpoli dhe autoritetet e antiterrorist gjerman, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”. Ai është i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS). Prokurori i Përgjithshëm i Taxhikistanit ka akuzuar Komron Zukhurov si anëtar të partisë së “Rilindjes Islamike të Taxhikistanit” (IRPT), forcë politike në opozitë kjo e konsideruar si organizatë terroriste edhe nga Bashkimi Europian. Shumë anëtarë të tjerë të së njëjtës organizatë janë përjashtuar nga territori i BE-së, me të njëjtën akuzë. Në datë 15 prill në Gjermani nëpërmjet një operacioni të gjerë u godit celula terroriste ku bënte pjesë edhe 24-vjeçari i arrestuar në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME