Categories Lajme

Qeveria të plotësojë kushtet, Transporti publik nuk do të rifillojë në datën 15 qershor

Unioni i Shoqatave të Transportit Publik nuk do të rifillojë punën të hënën. Pas protestave të ditëve të fundit, sot përmes një deklarate për mediat, Unioni deklaroi se nuk do të rifillojnë punën ditën e hënë në datë 15, sikur vendosi qeveria, pa u plotësuar kushtet e tyre. ‘Është e pamundur të respektohet protokolli’ tha shoqata, ndërsa listoi edhe kushtet. Shoqata si pikë të parë kërkon që transporti të jetë falas për udhëtarët gjatë pandemisë, por të subvencionohen nga shteti.

Gjithashtu ata kërkojnë që subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë. Nëse kjo pikë nuk plotësohet, atëherë ata kërkojnë që 30% e kapacitetit që mbetet bosh të subvencionohet nga shteti. Por prapë sipas tyre është e pamundur që të ketë distancim fizik edhe në 70% të kapacitetit. Me planin e qeverisë për rifillimin e punës me 70% të kapacitetit ata kërkojnë heqjen e akcizës dhe taksave për karburantin, heqjen e TVSH-së së transportit gjatë vitit 2020 dhe në vitin 2021 TVSH-ja për transportin të shkojë 6%. ‘Kemi pasur takime dhe premtime dhe nuk besojmë se për dy ditë do të ketë ndryshim shumë të madh’ tha përfaqësuesit e shoqatave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME