Categories Lajme

I riu shqiptar fiton 20,000 £ për 7 minuta live në TikTok nga burgu, shokon autoritetet britanike

Sipas The Sun, një shqiptar i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, Eugert Merizaj, ka arritur të fitojë rreth 20 mijë paund brenda vetëm 7 minutash përmes një livestream-i në TikTok, të realizuar nga brenda burgut ku ndodhet që prej vitit 2022. Sipas gazetës britanike The Sun, Merizaj përdori një telefon të futur në mënyrë të paligjshme në qeli, duke marrë pjesë në një lojë online ku ai dhe një person tjetër u kërkonin ndjekësve të dërgonin dhurata virtuale, të cilat më pas konvertohen në para cash. Në total, gjatë transmetimit live, ai arriti të mbledhë 5,429,625 pikë, ekuivalente me 20,000 paund.

Raportimi britanik thekson se Merizaj përdori disa llogari të ndryshme TikTok për të rritur fitimet, ndërsa dyshohet se paratë kanë kaluar në llogarinë e një miku të tij jashtë burgut. Gjatë transmetimeve, ai u pa i veshur me këpucë Dolce & Gabbana dhe duke ndezur cigare, ndërsa në një moment u mburr se nuk mund të dëbohej nga Britania pa firmën e tij. Ngjarja ka shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet britanike, ku Sekretari për Drejtësinë, Nicki Timothy, kërkoi ndëshkim të ashpër dhe deportim, ndërsa Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka nisur një hetim urgjent.

Pas reagimit të autoriteteve, TikTok bllokoi menjëherë llogaritë e Eugert Merizajt, duke i pamundësuar tërheqjen e shumës së grumbulluar. Merizaj është dënuar me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të një rivali të trafikut të drogës, Hemaëand Ali Hussein, krim i kryer në vitin 2019, ndërsa vendimi u dha në 2022. Mediat raportojnë se ai ka pranuar të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri dhe pritet të transferohet në qytetin e Fierit.JOQ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME