Categories Showbiz

I riu sjell në Shqipëri grekun për ta falenderuar, i moshuari: Të kam si djalin tim

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme rastin e Xhovalinit, i cili që 14 vjeç ishte larguar nga familja e tij në drejtim të Greqisë. Aty u njoh me një zotëri, Stathi Tsekitsidis, i cili i ofroi punë, e mbështeti dhe ndihmoi gjatë periudhës së vështirë të jetës së tij.

Është hera e parë që Stathi Tsekitsidis vjen në Shqipëri dhe ai mbetet i habitur, por edhe i emocionuar kur shikon në anën tjetër Xhovalinin, që e thërret djalin e tij.

Stathi Tsekitsidis: O Xhovani. A more Xhovani. Ky këtu është djali im, e kam njohur në fusha. Është biri im, më thërriste baba, ty të kam njohur baba. Këtë djalin që shikoni këtu e kam njohur në fusha, e mora në punë. Çfarë mund të them për të? Ka disa vëllezër, vinin të gjithë një nga një të fillonin punë. Kanë punuar shumë vite tek ne. E kam dashur kaq shumë këtë djalë, nuk u largua asnjëherë nga unë. Ka fjetur tek ne, bëra një dhomë për të dhe flinte aty me vëllezërit e tij, në fabrikën time. Dhe çfarë donte, dhe shpirtin i kam dhënë që të rritej, s’kishin asgjë. Dhe sot, shiko Xhovanin sot, bravo Xhovani. Të dua shumë Xhovani. Për herë të parë më solle në Shqipëri dhe njoha Tiranën, njoha Shqipërinë dhe e dyta do të njoh nga afër ty se më mori malli.

Xhovalini: Gjëja më e paktë që mund të bëja për ty.

Stathi Tsekitsidis: Gëzohem shumë që je ti.

Xhovalini: Gëzohem shumë që shoh prapë këtu. Jam këtu sot të të them një faleminderit shumë të madhe publike, për të gjithë ato gjëra që ke bërë për mua, për gjithë ato vite që unë jetoja pranë teje në shtëpinë tuaj.

Stathi Tsekitsidis: E kam bërë nga shpirti

Xhovalini: Erdha shumë i vogël në Selanik.

Stathi Tsekitsidis: 14 -15 vjeç dhe u bëre 27-30!

Xhovalini: Punova 3 vjet pranë jush, të gjithë u kujdesët për mua, të gjithë më ndihmuat dhe ju dhe familja. Ti më thoje: Xhovani kujdes, je i vogël, erdhe këtu të punosh, të mbledhësh 5 lekë, kujdes lekët si sytë e ballit. Dhe me punë, me djersën dhe duke menduar fjalët e tua zoti Stathi, ia arrita sot të kem një shtëpi timen, një shtëpi ku nuk mungon gjë dhe njeriu i vetëm që më ka ndihmuar në jetën time, je ti Zoti Stathi. Të them faleminderit shumë dhe mirëseerdhe në Shqipërinë tonë. Njerëzit e mirë janë si ty.

Stathi Tsekitsidis: Jam shumë i lumtur./klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME