Categories Lajme

Policia “zbarkon” në terren, kontrolle në rrugët e vendit

Në rrugët të ndryshme të vendit janë ngritur postblloqe të Policisë Rrugore dhe jo vetëm. Në qytetin e Vlorës, postblloku është ngritur në hyrje të autostradës Vlorë-Levan. Sipas gazetarit të Ora Neës Edi Ruçi, policia po kontrollon të gjitha mjetet, kryesisht makinat e shtrenjta për dokumentacion.

Por, në fokusin e efektivëve blu janë dhe furgonat apo autobusët që nsien drejt Tiranës, që siç raporton korenspodenti, nuk ka qëllim pengimin e protestuesve por kontrollet për sende të ndaluara.

Veturat e vogla po kontrollohen për dokumentacionin por edhe për sende të forta apo të ndaluara. Kontrolle të shtuara të policisë ka pasur edhe në qytetin e Korçës. Postblloku i policisë është ngritur në hyrje të këtij qyteti, në fshatin Çiflig.

Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet po kryhen për automjete të dyshimta dhe persona me precedent penalë, armbëmbajtje, apo persona në kërkim. Kontrollet do të jenë edhe për mjetet apo autobusët që do të nisen në tubimin e thirrur nga Meta në orën 17:00, raporton korenspodenti i RTV ORA.

E njëjta situatë është edhe në Fier, ku policia ka ngritur postblloqe në akset rrugore, ku në intervale të ndryshme kohore kanë bërë kontrollin e automjeteve. Forcat policore janë vendosur ne vendin e quajtur Vija e Ngjalës në hyrje të qytetit  apo edhe në aske të tjera dalëse.

Kujtojmë se sot pasdite mbahet tubimi i thirrur nga Presidenti Meta me motivin: mbrojtja e Kushtetutës. Policia e Tiranës do të angazhojë 1000 efektivë për të siguruar mbarëvajtjen e këtij tubimi. Ndërkohë leja për mbajtjen e tubimit është vetëm dy orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME