Categories Kuriozitete

I së muri me kancer i kërkon leje qeverisë për të v rarë veten

Një i sëmurë me kancer të pashërueshëm iu është përgjëruar politikanë që ta lënë të vdesë me dinjitet. Ai i kërkoi qeverisë që ta lejojnë të vrasë veten pasi nuk dëshiron që dy fëmijët e tij të shikojnë një baba të dobët që mezi merr frymë dhe të “mundur” nga dhimbja.

Colin Clarke u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit të njohur si mesothelioma, tre vjet më parë. Mesothelioma  zhvillohet në membranën (veshjen e brendshme) të mushkërive, barkut ose zemrës dhe nuk ka shërim.

Ndaj tani 44-vjeçari po u bën lutje deputetëve në Australinë Perëndimore që miratojnë ligje për lejimin e vdekjes së asistuar, raportoi Sunday Times.

Edhe pse aktualisht sëmundja nuk i ka dhënë efektet, ai është i vetëdijshëm që shëndeti i tij do dobësohet gradualisht dhe shikon vdekjen vullnetare si opsionin më të mirë.

Ish-mjeku nuk dëshiron që djali i tij 14-vjeçar dhe vajza 10-vjeçare ta shohin duke vuajtur dhe të ketë një vdekje të ngadaltë e në agoni.

“Unë dua që të zgjedh kur dhimbja dhe vuajtja ime të mbarojë duke i dhënë fund jetës. Për mua ideale është që të vdes në shtëpi pa dhimbje, me familje time që më thotë fjalët e fundit ndërsa unë bie në gjumë për të mos u zgjuar më kurrë,”-tha ai.

Clarke u shpreh se do i jepte paqe mendore, nëse do e dinte që ka kontroll mbi të ardhmen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME