Categories Lajme

Kostas Bakojanis betohet si kryebashkiaku i ri i Athinës

Këtë të dielë (25 gusht), Kostas Bakojanis është betuar si kryetari i ri i bashkisë së Athinës, ndërsa zyrtarisht detyrën pritet ta marrë në 1 shtator

Betimi u bë në parkun Akadimia Platonos, dhe jo në bashkinë e qytetit, siç është zakon.

Bakojanis, 41 vjeç, deri më tani guvernator rajonal i Greqisë Qendrore, u zgjodh kryetar i bashkisë më 3 qershor, në balotazh, me 65.25 përqind të votave.

Kryeqyteti, Athina, është qyteti i dytë që Bakojanis do të drejtojë si kryetar bashkie. Ai u zgjodh kryetar i qytetit të Karpenissi, në Greqinë qendrore, vendlindjen e babait të tij të ndjerë, Pavlos Bakojanis.

Ceremonia u ndoq edhe nga nëna e tij Dora Bakojanis, kryebashkiake e Athinës nga 2003-2007 ish-ministre e jashtme dhe tani deputet e Demokracisë së Re. Ajo është motra më e madhe  e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME