Categories Lajme

I shembën shtëpinë në Kombinat, banori: Mora kredi për qiranë, nuk jam në listën e Bashkisë

Një prej banorëve të Kombinatit të cilit i është shembur banesa ka deklaruar se nuk figuron fare në listën e Bashkisë së Tiranës për akomodim apo përfitim të bonusit të qirasë.

Në një prononcim për Ora News, banori thotë se është me katër fëmijë e se për të paguar qiranë është detyruar që të marrë një kredi.

“Emri im nuk figuron fare, banesa ka qenë në proces legalizimi. Kam marrë një shtëpi me qira, 250 mijë lekë, e paguaj vetë. Unë isha mirë në terezinë time, këta që e kanë prishur të më gjejnë zgjidhje.

Kam katër fëmijë. Këtu janë interesuar vetëm për zgjedhje. Kam marrë kredi për shtëpinë me qira, kërkojnë tre muaj paradhënie,”– tregon banori.

Nisja e shembjes së pallateve në Kombinat me argumentin se janë dëmtuar si pasojë e tërmetit të vitit 2019 ka krijuar përplasje.

Banorët kanë bërë rezistencë pasi shprehen se nuk do të braktisin shtëpitë e tyre deri në momentin që të kenë marrë një dokument zyrtar se në cilën banesë do të shpërngulen.

Gjykata Administrative e Tiranës ka dalë me një tjetër vendim që kundërshton prishjen e ndërtimeve në Kombinat, por pavarësisht kësaj shembjet kanë vijuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME