Categories Lajme

Kalon në gjyq dosja e Rovena Vodës, GjKKO pranon gykimin e shkurtuar për ish-zv/ministren e Brendshme

Kalon per gjykim dosja ne ngarkim te ish-zevendes ministres se brendhsme Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Togat e zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë pranuan sot kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Ish zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda akuzohet për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më 13 janar 2022 Prokuroria SPAK dërgoi në Gjykatë kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Rovena Voda.

SPAK bëri me dije se në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal ishin mbledhur prova me të cilat provohet se, e pandehura Rovena Voda, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë marrë dhe janë pranuar me qëllim që e pandehura Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.” – shkruan prokuroria.

E pandehura Rovena Voda është akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërsa, të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME